Alsat 2019-09-04T16:00:17+02:00
Personat e fotografuar me të arrestuarin Bojan Jovanovski mund të jenë çështje me interes për autoritetet kompetente, por jo edhe çështje e dënimit fillestar, tha kryetarja e nderit e Lidhjes Ndërkombëtare dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski pas marrjes në pyetje për tre orë në prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar. Remenski mohon çdo lidhje me rastin Reket. Ajo nuk zbuloi se çfarë marrëdhëniesh kishte pasur më parë me Jovanovskin, duke thënë se nuk ishte pjesë e ngjarjes penale-juridike që po hetohet. Rolin e saj në Lidhjen Ndërkombëtare si kryetare Nderi e shpjegoi si akt ceremonial.
Kryetar nderi ose anëtarësia nuk nënkupton në asnjë moment një detyrim ligjor zyrtar për çdo pjesëmarrje dhe vendimmarrje në organe edhe të një parti politike ose OJQ, por vetë konteksti ose termi kryetar nderi, mendoj se edhe për ju si gazetar e kuptoni, se jepet si një Mirënjohje për aktivitete të caktuara në sferën, që mund të prekë në aktivitetet e organizatës tek e cila jeni shpallur si anëtar nderi”- tha Frosina Remenski, nënkryetare e Kuvendit.
Remenski tha se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim ku janë nënshkruar projekte në suazat e raporteve të obligacionit, që i ka lidhur organizata me persona dhe kompani private. Në pyetjen nëse e njeh të dyshuarin e dytë Zoran Milevski- Kiçeec dhe biznesmenin Orce Kamçev, ajo tha se i njeh vetëm nga ekranet televizive. Nga VMRO DPMNE e pyesin Remenskin për çfarë ndikimi dhe lobi e ka shfrytëzuar postin e saj dy vite pasi e ka marrë detyrën në këtë organizatë, premtim që e kishte dhënë në deklaratë gjatë themelimit të saj.
Shohim se strategjitë dhe projektet e Boki 13 me të gjithë të involvuarit me “Lidhjen Ndërkombëtare” kanë qenë vetëm zhvatje. A ka marrë pjesë Remenski në përgatitjen e këtyre projekteve të Boki 13 për zhvatje? Në Lidhjen Ndërkombëtare ka miliona, por rezultate dhe projekte nuk ka. Kuptohet, edhe para të nxjerra nga llogaria. A janë këto paratë për të cilat ka ndikuar dhe ka bërë lobi Remenski dhe ku kanë përfunduar paratë e njëjta që i kanë dhënë biznesmenët, me siguri si zhvatje”-theksoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Deri më tani, dëshmi për rastin “Reket” kanë dhënë Lila Filipovska, Zoran Milevski- Kiçeec, prokurorë të PSP dhe biznesmenë të përfshirë në rastin.
ALSAT
Loading…



