Alsat 2019-10-04T16:24:35+02:00
Boki 13 mbetet në Shutkë. Ai nuk i bindi gjykatësit e Apelit se shëndeti i tij i keq nuk e lejon të qëndrojë edhe më tej në paraburgim. Gjykata e Lartë ka frikë se Boki 13 do të arratiset, prandaj lutjen e tij për një masë më të butë Apeli e hodhi poshtë. I dyshuari i parë në rastin “Reket” dje për të parën herë që kur është në Shutkë, publikisht foli për gjendjen e tij të brishtë shëndetësore. Ai theksoi se kushtet në burgun hetues janë të këqija dhe se shtratin e burgut duhet ta zëvendësojë me atë të spitalit. Boki 13 në paraburgim është në tashmë 82 ditë. Deri tek Apeli kërkesë të re për heqjen e masës së paraburgimit është paraqitur edhe nga ish-shefja e PSP-së Katica Janeva. Ankesa deri tek gjykata e lartë vjen pasi që paraprakisht Penalja refuzoi arrest shtëpiak, edhe pse Janeva si garanci ofroi tre banesa. Ajo në paraburgim gjendet nga 21 gushti.
Prokurorja Vilma Ruskoska ka përfunduar hetimin për rastin “Reket”. Tani për tani në arrest shtëpiak është vetëm Zoran Milevski-Kiçeec. Deklarata e tij në prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar tashmë ishte ofruar në “tregun e zi” të informacioneve. Një person i gjinisë mashkullore ka kontaktuar me një nga avokatët. I ka ofruar ta blinte prej tij deklaratën e Kiçeec, dokument të cilin nuk e kanë parë avokatët e të dyshuarve në “Reket” sepse Ruskoska nuk ua dha në shqyrtim. Avokati e ka hedhur poshtë ofertën jo-parimore ndërsa rastin e ka paraqitur tek Villma Ruskoska. Prokuroria e Krimit të Organizuar po heton se kush e ka kontaktuar avokatin, por i kontrollon edhe pamjet e kamerave në hapësirat e prokurorisë. Paraprakisht, doli deklarata e Orce Kamçevit i cili e paraqiti zhvatjen nga Boki 13.
Bojan Stojanovski
Loading…




