Orce Kamçev fillimisht ndihmë ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev. Së pari iu ka ankuar atij se i kërkojnë para për të ndikuar në lëndën e Prokurorisë Speciale, “Perandoria” ku Kamçev është njëri nga të akuzuarit. Zaev rastin menjëherë e ka denoncuar tek njerëzit e parë të Prokurorisë Lubomir Jovevski dhe Vilma Ruskoska. Në këtë pistë shkon zgjidhja e skandalit “Reketimi” ku i akuzuar është Boki 13 ndërsa viktimë e reketit është Kamçev. Kryeministri Zaev dje deklaroi se atij i janë ankuar disa njerëz se janë shantazhuar.
“Po, më janë drejtuar biznesmenë që nuk janë nga Shkupi për këtë gjë, se kanë qenë të shantazhuar dhe gjithsesi, dihet sesi vepron çdo qytetarë, ashtu vepron edhe kryeministri, e kam denoncuar këtë”- deklaroi Zoran Zaev.
Derisa Prokuroria dhe Pushteti i sigurojnë qytetarët se kush i ka informuar i pari dhe kush është informuar i pari, në PSP ka mbërritur shkresë me të cilën Katica Janeva ka hapur pushim mjekësor. Ajo dha dorëheqje të hënën, ndërsa pushimin mjekësor e ka hapur të martën. Nuk ka informata nga se vuan. Dorëheqja dhe pushimi mjekësor përputhen me arrestimin e Boki 13 dhe partnerit të tij Zoki Kiçeec që kanë marrë 1.5 milionë euro nga Orce Kamçev për ta ndaluar hetimin e PSP-së kundër tij. Aferën në të cilën u gjend edhe Katica Janeva e komentoi edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski për radion Evropa e Lirë.
“Unë jam i dëshpëruar nga kjo që dëgjoj ditëve të fundit, por sërish do them, këmbëngul që organet kompetente shpejtë ta zbardhin gjithë këtë pa u vonuar”- tha kryetar i shtetit Stevo Pendarovski.
Prokuroria për krim të organizuar tashmë i ka dërguar për ekspertizë kompjuterin dhe telefonat e Boki 13 dhe Zoki kiiçeec si dhe telefonin e Katica Janevës, përmes të cilit do duhet të dëshmohet nëse ajo ka komunikuar me të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski.
Bojan Stojanovski