S A 2019-04-08T07:29:21+02:00
Duhet të sundoj e drejta, do të përpiqem ta depolitizoj shtetin dhe të ofrojmë mundësi të rinjt të qëndrojnë në vend, e jo të emigrojnë, tha kandidati për president Blerim Reka sonte në tubimin në Kumanovë.
“Pa reforma thelbësore nuk mund të ecim përpara”, potencoi Reka, kandidati presidencial i mbështetur nga BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.
Ai shtoi se nuk mund të zhvillohet shtet multietnik, ku, siç tha, shqiptarët trajtohen vetëm si statistikë dhe numër.
“Tridhjetë vjetë thonë se do të vijë koha që një shqiptarë të jetë president shteti, ndërsa tani vallë duhet të presim edhe njëzet vjet”, pyeti Reka.
Ai tha zotohet për “zero probleme me fqinjët”, për kufij të hapur në Ballkan dhe për antarësimin e shtetit në NATO dhe BE.
“Këto parametra në platformën time çojnë në një pikë, si të ndalojmë emigrimin, siç e kamë parë këtë në shumë vende, si të qëndrojnë të rinjtë këtu, për çarsye ju duhet të kontribuoni me votën tuaj”, tha Reka dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votim.
Në tubim fjalime mbajtën edhe liderët e BESA-s dhe Aleancës për Shqiptarët, Bilial Kasami dhe Zijadin Sela, të cilët vlerësojnë se shqiptarët pa dallim të përkatësisë të tyre partiake do të votojnë për kandidatin Blerim Reka, i cili, siç thanë, është profesionist dhe diplomat me përvojë dhe njohuri.
“Qytetarët do të votojnë për Rekën, jo vetëm pse është shqpitarë, por edhe për shkak kualiteteve të tij”, tha Kasami.
Sela dhe Kasami presin që Reka të hyjë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Në Kumanovë kandidatit për president Blerim Reka mbështetje i dha edhe lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti.
Loading…