Reisul Ulema i shprehi përkrahjen ambasadorit Mejdani për punën e madhe që bënë në sferën diplomatike, si dhe gjallërinë e tij në ngritjen e vetëdijes mbi marrëdhëniet e mira
Resul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai sot më 05.02.2025 u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Shkup Denion Meidani.
Meidani dhe Reisul Ulema kryesisht biseduan për rrjedhat fetare në RMV, si dhe më gjërë.
Reisul Ulema theks të veçantë i kushtoi bashkpunimit dhe dialogut ndërfetar dhe se besimet duhet të ndihmojnë në kultivimin e mirëkuptimit, paqës, solidaritetit dhe bashkjetesës dhe mu për këtë BFI e RMV i jep rëndësi dialogut ndërfetar në RMV dhe kudo në botë në Konferencat ndërkombëtare.
Reisul Ulema lart çmon harmoninë ndërfetare në Shqipëri e cila duhet të kultivohet edhe më fuqishëm si një model unikat në Ballkan dhe më gjërë.
Reisul Ulema njiherit i shprehi përkrahjen ambasadorit Mejdani për punën e madhe që bënë në sferën diplomatike, si dhe gjallërinë e tij në ngritjen e vetëdijes mbi marrëdhëniet e mira në mes RMV dhe Republikës së Shqipërisë, si dy vende antare të NATO dhe dy vende që mëtojnë rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
Përndryshe, ambasadori Denion Mejdani është i biri i intelektualit të madhe dhe ish Presidentit të Shqipërisë Rexhep Meidanit.