Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se në rajonin e Shkupit më datën 19.09.2021 (e diel), në periudhën kohore nga ora 18:00 deri më ora 23:00, për shkak të mbajtjes së manifestimit “Velo Fiesta” në organizim të Qytetit të Shkupit, në një pjesë të rr. ”Dimitrie Çupovski”, në pjesën nga udhëkryqi me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11-të Tetori” në Shkup, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët e lartëpëmendura, kurse trafiku do të realiozohet nëpër rrugët e afërta.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë nëpër rrugët në të cilat do të zhvillohet ngjarja, me qëllim të zhvillimit të trafikut në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa.