4 Dhjetor 2018 / 14:23
Reformat në Ligjin për Këshillin gjyqësor parashikojnë vlerësimin e gjykatësve, që do të nënkuptojë edhe rritjen në detyrë ose shkarkimin e tyre. Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski vlerëson se kjo çështje duhet të rregullohet mirë, pasi sipas tij nuk është e drejtë që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të mund të shkarkohen nga disa gjykatës pa pasur parasyshë se nga cila gjykatë vinë ata.
Nëse veçmë duhet të ketë asi zgjidhje duhet të merret parasysh edhe amandamenti 26 i Kushtetutës së RM-së se mandati i anëtarëve të Këshillit gjyqësor është 6 vjet me të drejtë edhe për një rizgjedhje. Nëse veçmë shkohet me atë zgjidhje dhe vërtetohet se është kushtetuese, duhet më së paku ato gjykatës që e zgjedhin të mund edhe ta shkarkojnë. Por në fund lind pyetja nëse ai anëtar i Këshillit gjyqësor që në atë mënyrë do t’i merret mandati, do të ketë më legjitimitet të mbetet gjykatës në gjykatën që ka qenë. Pra çështja është komplekse.” – theksoi Zoran Karaxhovski, Këshilli gjyqësor i RM-së
Për Margarita Caca Nikollovskën nga Instituti për të drejtat e njeriut, kjo reformë do të kontribuojë që Këshilli gjyqësor ta realizojë rolin që ka, pra të jetë garancë për pavarësinë e gjyqësorit.Edhe përskaj asaj se shteti kishte obligim të sillte ligj për përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, deri tani kjo gjë nuk ishte bërë. Tani është veçmë në procedurë dhe mendoj se kriteret janë të mira, pra elementet që tregojnë se edhe puna e tyre do të jetë nën kontroll dhe se ato do të përgjigjen për sjelljen e tyre. Nuk bëhet fjalë vetëm për përgjegjësi penale, por saktë bëhet fjalë për kryerjen e funksionit të tyre në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.”- theksoi Margarita Caca Nikollovska, Instituti për të drejtat e njeriut
Nikollovska u shpreh skeptike në pyetjen nëse kemi kohë të mjaftueshme që deri në raportin e ardhshëm të BE-së t’i zbatojmë këto ndryshime ligjore që pritet të miratohen së shpejti në Kuvend. Kryetari i Shoqatës së gjykatësve, Xhemali Saiti pa përgjigje të prerë nëse në kuadër të reformave kemi nevojë për proces vetingu, si shembulli me Shqipërinë.
Ne jemi vazhdimisht nën vetingut e opinionit, ajo është kontroll mbi gjykimet tona. Jam i vetëdijshëm se opinioni nuk ka perceptim shumë të mirë për gjyqësorin, por vlerësoj se vërtetë duhet gjetur indikator real cili është niveli i vërtetësisë së perceptimit. Ndërsa sa i përket, vetingut të mundshëm mbetet që nga veprimi jonë në të ardhmen të shihet nëse ne do të hymë në atë proces ose do të mbetemi në proces të vetë-vlerësimit të vendimeve tona dhe veprimit në përputhje me ligjet.” – tha Xhemali Saiti, Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve
Saiti gjithashtu theksoi se institucionet kompetente do të duhet të punojnë në zgjidhje sistematike për pagat e gjykatësve dhe punonjësve tjerë në sistemin gjyqësor. Sindikatat e gjykatësve tashmë kanë paralajmëruar grevë në rast se nuk iu plotësohen kërkesat e tyre, siç është kërkesa për rritje të pagave në janar.
Anesa Salihu
Loading…


