
Me 76 vota pro vetëm të mazhorancës, u miratua këtë të enjte shtyrja e mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kjo shtyrje vjen në kohën kur opozita dhe mazhoranca janë larg konsensusit për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Partia Demokratike kërkon votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa Qeveria, por edhe OSBE thotë se nuk ka kohë për të aplikuar teknologjinë.
Seanca e së enjtes pati numrin më të vogël të deputetëve të pranishëm. Gjatë ditës pati debate mes deputetit Asllan Dogjani dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Ndërkohë, ish-Kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalimi 90 minutësh, ku siç tha renditi 40 mashtrimet e Qeverisë “Rama”, si premtime të bëra gjatë fushatës elektorale të 2013-s.
9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

