Se shqiptarët jane ngopur me retorikën e nacionalizmit-folklorik (gjuha,flamuri,shqipëria etnike,shqipëria e madhe,bashkim kombëtar ,uçk-ja,e plot e plot retorikë bajate),u pa dje tek votuesi shqiptar në Maqedoninë fqinje! Shqiptarët atje ,dy dekada e gjysëm po presin e po presin,në mos ndonjë nga partitë shqiptare do flasi për barazinë ndër-etnike,do punojë për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, po presin në mos do flasë ndokush për punësimin,shëndetësinë,shkollimin e mirëfilltë,për ndotjen që po ndodh qe sa kohë e vite në Tetovë,për mbështetjen institucionale bizneseve shqiptare, për degradimin kulturor që po ju ndodhë shqiptarëve atje,për investimet në zonat shqiptare që kurr s’po ndodhin, për zgjidhjen e rasteve te vrasjeve enigmatike të ndodhura keto 25 vite pas pavarësimit të Maqedonisë) ,për statusin e veteranëve të luftës së 2001-shit…,e plot e plot qështje të cilat për cdo ditë I preokupojnë shqiptarët e ngratë atje!
Nuk ndodhi nga partitë shqiptare …,asnjëra nuk ndodhi…për asnjëren nga këto tema nuk folën!!!
Çka ndodhi atje me datë 11/12/2016..ditën e zgjedhjeve?
Votuesi shqiptar goditi fort partitë shqiptare,i tronditi ata dhe votën shqiptare e orientoi në një drejtim tjetër,në një drejtim te cilin pak e askush nuk do ta besonte ,e orientoi tek partia maqedone e LSDM-së!
A thua pse ndodhi kjo?
Sepse ishte nje parti maqedonase,e cila u dokk si shpresëdhënëse për shqiptarët me shumë se politikanët shqiptare të cilët me komoditetin prej zyrtareve harruan shumë qështje me të cilat përballet atje qytetari,pavarësisht që ishte po kjo parti nga taborri maqedonas ,e cila pergjaku ne vitin 1996 Gostivarin!
Në rastin e parë :
E orientuan sepse ky drejtues partie nga tabori maqedon,gjeti kohën dhe mundin të flasë për bashkëjetesën me shqiptarët (për shtetin multi-etnik),për Sopotin,për Kumanovën, gjeti kohë dhe t’i vizitoj vërshimet të cilat ndodhën ne Haraqinë dhe Hasan Beg dhe besa u prit me entuziazëm…dhe që nga atëhere,po del që shqiptarët menduan sikur në atë rastin e moqëm ..kur ju thonin shqiptarve..edhe pse e kam emrin Stojan ,une jam vetëm një here “shka”..ndersa tek ju, janeë pak më shumë herë më “shka” se unë (biles thonin 9 here më “shka” se unë)!
Në rastin e dytë :
E orientuan votën tek LSDM-ja, sepse menduan se duke e goditur partinë e parë shqiptare atje BDI-në ,godasin partnerin historik te BDI-së, partinë ultra-nacionaliste VMRO-DPMNE-në, e cila shqiptaret I quante indijan dhe njerëz të egër dhe reagimi nga ana e partnerit qeveritar (BDI-së),ishte zero!
Në rastin e tretë:
E denuan BDI-në,sepse skandalet e zyrtarëve nga kjo parti, tronditën këtë pjesë të Ballkanit dhe jo vetëm Maqedoninë! Zyrtarët e kësaj partie që vinin nga të gjitha nivelet me të ulta te kesaj shoqërie, nga luksi i tepruar dhe korrupsioni i madh,harruan se do të vijë dita dhe do të përballen me votën! Shqiptar i mire dhe shqiptar i ndershëm ishte vetëm shqiptari që vjen nga radhët e ngushta te kësaj partie ose është nip e daj i zyrtarëve të kësaj partie dhe po ky shqiptar mund të bëhej ,ministër, administrator,polic,mësues,doktor,profesor,dekan por edhe rektor universiteti!
Në rastin e katërt:
E dënoi edhe i Madhi Zot ,në emër të të cilit fillonin fushatat dhe debatet para-zgjedhore!
Në rastin e pestë:
Lideri I BDI-së,duke menduar se punët po i shkojnë vaj në Maqedoni dhe duke menduar se ka të bëjë me shqiptarët e vitit 2002 (kur bindshëm fitoi votat e shqiptarëve atje),filloi dhe mbeshtetjen për vellaun e tij nga Drenasi, Shkelqësinë e tij Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri z.Ramiz Lladrofci..të cilin e mbeshteti ne garën për Kryetar komune, përmes një lutjeje dërguar qytetarëve të Drenasit që ta votojnë vëllamin e tij Ramizin sepse vjen nga radhët e UÇK-së, dhe se duhej gjithsesi të bëhej dhe Kryetar Komune ne Drenas..por qytetaret e Drenasit i’a treguan vendin,ne raundin e parë, po sikur thirrësit të kësaj lutjeje, dje në Maqedoni!
Në rastin e gjashtë:
Shqiptarët atje,votuan partinë maqedonase, sepse,nuk kishin opsion dhe nuk gjetën zgjidhje tek asnjë prej partive shqiptare gati dy dekada e gjysëm! Derisa Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH-në), e udhehiqte koka e filozofisë shqiptare atje z.Arbër Xhaferi ( filozofinë e të cilit pak e kuptonin shqiptarët atje,fatkeqësisht), tek kjo parti kishte shpresë se mund te jetë zëri i vërtetë i shqiptarëve,por kur partinë e mori nën udheheqje ultra i korruptuari Menduh Thaqi, shqiptarët e vlerësuan se ky njeri dhe kjo parti e ka vendin tek 2 %-shi dhe në mos me ulët! PDSH-se,se udhehequr nga Arbër Xhaferi ,i ndodhi sikur tek shqiptaret,kur nderron jete I zoti I shpise dhe njerezit pyesin,a ka vdekur me te tanë,apo ka lene mbrapa dikend…fatkeqësia ndodhi qe Arbëri vdiq me të tane, dhe nuk la mbrapa askënd! Mos të harrojme se shqiptaret mbajne mend mjaft..,ne nje nder rastet e “bombave”,te Zaev-it, ishte po ky pasues i Arber Xhaferit dhe, mik i ngushte i Baton Haxhiut ,I cili e garantonte shefin e sherbimit shteteror maqedon se “deri ne vdekje do jem me ty”..andaj mos u habit z.Thaqi,per rezultatin!
Së shtati:
Votuan per partine maqedonase sepse provuan dhe ne vitin 2008,kur ne pah doli nje parti e cila proklamonte se “qeshtjen e te drejtave te shqiptareve”,do t’i qonte perpara..ajo ishte Demokracia e Re,e themeluar dhe udhehequr nga nje ish-kryetar komune I cili proklamohej si “reformator”,por I cili doli se kishte patur nevoje me shumë per reklame personale duke e shfaqur dhe per-shfaqur veten si lideri ri I shqiptareve,por qe ngeli ne konditat e nje “kryetari fshati” dhe nuk e di as sot e ate dite nese ekziston më si parti shqiptare ne Maqedoni apo jo!
Së teti:
Një parti tjeter veç partive tradicionale shqiptare u krijua se voni dhe e cila mund te jete shprese e re,nga disa figura te reja,te cilet moren pesë deputet ne zgjedhjet e djeshme! Nuk dua te lëshohem ne analize sa I perket kesaj force politike,sepse pritet te deshmohet ose jo, se munden dhe kane guximin te levizin ndonje gurë ne te mire te shqiptareve atje! Por ama gjithsesi kjo mbetet te shihet,sepse ne baze te informatave te fundit,kjo parti e re ka fituar bastionin e BDI-se, komunen e Çairit,Kumanoven,Tetoven !
Përfundimisht,tërmeti politik ndodhi atje,sepse shqiptaret ne Maqedoni e gjetiu, nuk jane me te interesuar per folklorin nacionalist,te termeve qe permenda krejt ne fillim! Shqiptaret duan te jene krah kombeve dhe shteteve te cilat shohin edhe pertej kufijve te vet! Shqiptaret duan mireqenje,duan zhvillim ekonomik,duan arsimim cilësor,duan shendetesi te mirefillte,duan stabilitet dhe barabarësi ne raport me popujt me te cilet bashkëjetojne ,dhe nuk duan gangster me xhipa te zi,qe i kane udhehequr kaq e kaq vite!
Pavarësisht,ideve se dje shqiptarët humbën,unë ndaj mendim tjeter se shqiptarët fituan dje ndaj vetvetes,sepse shqiptarë ka gjithandej neper parti..duke filluar nga BDI,Besa,LSDM, e ku jo!
Andaj kam një lutje për ju drejtues të partive shqiptare atje,ndërroni kurs të të berit politikë..Reflektoni!
,