Qytetarët e Gjevgjelisë në referendumin e sotshëm me shumicë bindëse prej 97 përqind votuan “kundër” hapjes së xeheroreve në territorin e kësaj komune. Sipas rezultateve të para 154 qytetarë kanë votuar “për” ndërsa “kundër” kanë votuar 13097 qytetarët me të drejtë vote. Nga Komisioni Zgjedhor komunal thanë se sonte kalojnë afatet për ankesa.
Fakti që mbi 13 mijë qytetarë të Gjevgjelisë me të drejtë vote ose rreth 70 përqind dolën sot në votime, e bën këtë referendum që të jetë i vlefshëm. Referendumin e inicoi iniciativa “Shpëtim për Gjevgjelinë”, ndërsa vendimin për mbajtjen e solli Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë.