25 August 2018 / 15:57
As kërkesat e paraqitura personalisht në ambasadat për votim në diasporë nuk e ndryshojnë në mënyrë drastike numrin e mërgimtarëve që do të votojnë në referendumin e ardhshëm. Sipas raportit përfundimtar për paraqitjet e pranuara dhe të përpunuara, numri i votuesve nga jashtë vendit është 2.769. Më së shumti paraqitje për votim ka në Bernë, Venecia dhe Lublanë. Javën e ardhshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vendosë se në cilat përfaqësi diplomatike do të hapen qendrat e votimit, për të cilat kriteri është të ketë të paktën 10 votues. Nga java e ardhshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të fillojë trajnimin në komisionet zgjedhore komunale për mbajtjen e referendumit të ardhshëm, të cilët më vonë duhet ti trajnojë bordet zgjedhore.
KSHZ-ja i mori të gjitha aktivitetet që procesi i referendumit të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri tani, nuk kemi hasur në pengesa, gjejmë bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara në këtë proces, në Qeveri, por edhe te propozuesi i autorizuar… Në vazhdim është përgatitja e fushatës për edukimin e votuesve për referendumin, si të votohet, çfarë është e vlefshme, dhe çfarë është fletëvotim i pavlefshëm “- tha Admir Shabani, zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Kontrolli i listës së zgjedhësve përfundoi, dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ta nënshkruajë atë më së voni deri më 7 shtator. Megjithatë, nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor Ditmira Shehu në një intervistë për MIA-n thotë se Lista e Votuesve nuk është ideale.
Në referendumin konsultativ të planifikuar për 30 shtator, zgjedhësit që do të votojnë “PËR” ose “KUNDËR” duhet të deklarohen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO duke e pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Diaspora, të burgosurit, si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, do të votojnë një ditë më parë, më 29 shtator”- u shpreh Ditmire Shehu – nënkryetare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Alsat-M


