862 shtetas të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në diasporë, deri sot kanë shprehur dëshirën për të votuar në Referendum. Dje ky numër ishte 742 kështu që edhe për një ditë tjetër, janë paraqitur plus 120 persona me kërkesë për votim. Prej paraqitjeve, 836 janë pranuar, 19 janë refuzuar ndërsa të tjerat po shqyrtohen. Më së shumti paraqitje ka nga Berni prej ku ka 72 kërkesa për votim. Pastaj nga Londra 69. Nga Torontoja 57. Nga Lulbljana 48 dhe nga Kanbera janë paraqitur 36 persona, kështu që në këto vende tashmë janë përmbushur kushtet për organizim të votimit pasi kushti ishte që të ketë minimalisht dhjetë persona të paraqitur. Përveç paraqitjes së diasporës për të votuar,nëpër zyrat rajonale të KSHZ-së kanë shkuar 1967 qytetarë që kanë dashur të bëjnë kontroll. Kontroll në listën zgjedhore kanë bërë 295 qytetarë të Manastirit, 128 të Radovishit, 104 të Prilepit. Thirrja për paraqitje për votim në referendum filloi nga 9 gushti dhe do zgjasë deri më datë 23. Diaspora do të votojë një ditë para qytetarëve që jetojnë në Maqedoni. Deri më 23 gusht do të vazhdojë edhe kontrolli i Listës Zgjedhore edhe pse në konferencën e javës së kaluar, KSHZ e bëri të qartë se nuk ka mundësi që ti largojë nga lista votuesit fiktiv pasi që ky proces do duhej të kalonte nëpërmjet MPB-së.
Data 27.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) Ceremonia qendrore e Kurban Bajramit u mbajt në xhaminë Mustafë Pasha
- (VIDEO) Festa e Kurban Bajramit, krerët shtetëror urojnë besimtarët
- Kongresmenët amerikanë takojnë studentët dhe opozitën shqiptare: Në rend dite gjuha, barazia dhe Ohri
- “Shqipëria, vendi më i vështirë për të investuar”- Teliti: “Birra Korça” u godit në mënyrë të padrejtë! Shteti duhet t’i ndihmojë bizneset, jo t’i sulmojë!
- Grabitja në Rinas, vëllezërit Çala çojnë çështjen në Kushtetuese, kërkojnë rrëzimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë
- Filipçe: Qytetarët po paguajnë çmimin e politikave të VMRO-DPMNE-së dhe izolimit nga BE-ja
- VLEN uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin
- BDI uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

