862 shtetas të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në diasporë, deri sot kanë shprehur dëshirën për të votuar në Referendum. Dje ky numër ishte 742 kështu që edhe për një ditë tjetër, janë paraqitur plus 120 persona me kërkesë për votim. Prej paraqitjeve, 836 janë pranuar, 19 janë refuzuar ndërsa të tjerat po shqyrtohen. Më së shumti paraqitje ka nga Berni prej ku ka 72 kërkesa për votim. Pastaj nga Londra 69. Nga Torontoja 57. Nga Lulbljana 48 dhe nga Kanbera janë paraqitur 36 persona, kështu që në këto vende tashmë janë përmbushur kushtet për organizim të votimit pasi kushti ishte që të ketë minimalisht dhjetë persona të paraqitur. Përveç paraqitjes së diasporës për të votuar,nëpër zyrat rajonale të KSHZ-së kanë shkuar 1967 qytetarë që kanë dashur të bëjnë kontroll. Kontroll në listën zgjedhore kanë bërë 295 qytetarë të Manastirit, 128 të Radovishit, 104 të Prilepit. Thirrja për paraqitje për votim në referendum filloi nga 9 gushti dhe do zgjasë deri më datë 23. Diaspora do të votojë një ditë para qytetarëve që jetojnë në Maqedoni. Deri më 23 gusht do të vazhdojë edhe kontrolli i Listës Zgjedhore edhe pse në konferencën e javës së kaluar, KSHZ e bëri të qartë se nuk ka mundësi që ti largojë nga lista votuesit fiktiv pasi që ky proces do duhej të kalonte nëpërmjet MPB-së.
Data 10.09.2025
Aktuale
- SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus
- Bujar Osmani: Pas njëzet vitesh shkatërrim të komunës, tani kërkon edhe katër!
- Gjermania humbet vendin e parë – madje nuk është as e dyta – si vendi i BE-së me më shumë kërkesa për azil
- Në Kozhle të Novi Pazarit sot zhvillohen inspektime për një varr masiv
- Polonia rrëzon dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore
- Sedat Bislimi: Mjaft më me helm nga Drislla, me VLEN fillon zgjidhja për Studeniçanin
- Ramadani nga AKI sonte u takua me banorët e fshatit Krushopek – në fokus projektet jetike për zhvillimin e komunës së Sarajit
- Bujar Osmani: Dy kopshte të reja në Çair, kemi planin dhe lokacionet gati