Lëvizja BESA”, për dallim nga partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, nuk pajtohet me Marrëveshjen e Ohrit dhe me këtë status-quo të krijuar. Kështu shprehet në shkrimin e tij, publicisti Redi Shehu, duke theksuar se për këtë arsye, elektorati shqiptar po e gjen veten gjithnjë e më shumë në këtë lëvizje.
Shehu thotë se tashmë ndjehet kudo se Maqedonia po shfaqet gjithmonë e më tepër si shtet monoetnik falë edhe lejimit që partitë shqiptare i kanë bërëpushtimit të njëanshëm tëinstitucioneve nga pala maqedonase. Ai thekson se pikërisht braktisja e këtyre parimeve nga ane e Lëvizjes BESA, po trondit partitë e vjetra shqiptare në këto zgjedhje.
Shehu gjithashtu thotë se në Maqedoni, shqiptarët e gjejnë veten të distancuar nga ideali me të cilin përplasja e armatosur mori udhë në 2001-shin, për shkak se kulti i individit brënda partive shqiptare kompromentoi këto ideale.