Pas ankesave të banorëve të Cërnilishtës, kryetari i Komunës së Dollnenit, Boshe Millosheski deklaron se ligji nuk lejon që bashkësitë lokale të menaxhojnë me mbeturinat dhe ujin. Në lidhje me çmimin e lartë ai thotë se prej në janar të këtij viti tani Komisioni rregullator qendror do të vendos për çmimin e ujit për secilën Komunë.
“Nuk mund të menaxhojnë ata vetë me ujin, duhet ndërmarrje publike të menaxhojë, më herët i menaxhonin bashkësitë lokale, por bashkësitë lokale më nuk ekzistojnë me ligj, dhe tani me ligj patjetër ti ndërmarrë Komuna përmes ndërmarrjeve publike. Ujti është prej bunari, nuk mund të jetë kualitative si në Studençicë, por bëhen analiza vazhdimisht dhe nuk ka ndonjë problem serioz. Ndërsa për çmimin, prej më 1 janar të vitit2017 do ta rregullojë Komisioni rregullator qendror . Pra nuk do ta caktojë Komuna, por do ta caktojë komisioni rregullator, dhe nëse është i ulët do të shtrenjtohet nëse është çmimi i lartë do të lirohet”, ka thënë Boshe Millosheski, Kryetar i Komunës së Dollnenit.
Në lidhje me kanalizimin e papërfunduar, kryetari Milloshevski thotë se brenda vitit 2017 do të përfundojë edhe faza e fundit.
“Ka edhe një fazë dhe mendoj se do të përfundojë, sepse ishte me disa faza. Mendoj se gabim ishte që ende pa u përfunduar njerëzit kyçeshin me vetiniciativë. Por gjatë vitit 2017 do të përfundojë tërësisht”, tha më tej ai.
Kryetari i Komunës së Dollnenit nuk potencoi asgjë në lidhje pse banorëve të Cërnilishtës u bllokohen llogaritë bankare kur janë të pakënaqur nga shërbimet me ujin dhe pastrimin e mbeturinave.