Pas skandalit në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, u dëgjuan thirrje raciste dhe antishqiptare, kanë reaguar nga komuna e Kumanovës. Sipas tyre, në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit apo nxitjen e mosdurimit ndëretnik.
“Dje, në Kumanovë u hap zyrtarisht salla e rikonstruktuar sportive, me zhvillimin e një ndeshjeje midis ekipit kombëtar të basketbollit të Maqedonisë dhe ekipit kombëtar të Rumanisë.
Organizator i ngjarjes ishte Federata e Basketbollit e Maqedonisë, ndërsa nikoqir i saj Komuna e Kumanovës.
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe ishte një pamje e bukur, e rrallë në sportin maqedonas.
Fatkeqësisht, një ditë më vonë u konstatua se gjatë ndeshjes, në një moment të caktuar, disa individë nga publiku hodhën thirrje të papranueshme që nxisnin mosdurim etnik, gjë që bie ndesh me vlerat multietnike mbi të cilat bazohet Komuna jonë.
Me këtë rast, Komuna e Kumanovës, në cilësinë e nikoqirit të ngjarjes, i dënon publikisht këto veprime dhe distancohet plotësisht prej tyre.
Kumanova ka qenë dhe do të mbetet qytet i të gjithë banorëve të saj, pa dallim përkatësie etnike, ndërsa sporti dhe kultura do të vazhdojnë të shërbejnë si ura bashkimi mes qytetarëve, ashtu si deri më tani”, thuhet në reagimin e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Kumanovës.
Data 03.08.2025
Aktuale
- Fluksi i madh i bashkatdhetarëve: Vonesa dhe sfida në kufirin me Malin e Zi
- VIDEO/ Pamjet e sherrit me thika në Vlorë, momenti kur 32-vjeçari godet dy të rinjtë në trotuar
- Zjarr në malin e Skërficës, flakët rrezikojnë pyllin e mbrojtur në Delvinë! Autoritetet kërkojnë ndërhyrje nga ajri
- (VIDEO) Thirrje raciste në Kumanovë, reagon opozita shqiptare dhe zv/ministrat shqiptarë
- “Ik se do vdesësh”- Fermeri i kthyer nga emigrimi kërcënohet me armë pranë shtëpisë: Dua vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë!
- I dërguari i Trumpit thotë se së shpejti do të ndalet lufta në Gaza
- Vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, Ilir Proda: Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me të gjithë partnerët
- Tim Cook: Inteligjenca Artificiale është revolucioni i radhës i Apple