Nga komuna e Çairit kanë reaguar pas akuzave që është duke ja bërë në adresë të saj kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me legalizimin e banesave. Sipas tyre, komuna e Çairit është nën sulm dhe ju vie keq që Arsovska në muajt e fundit të mandatit të saj në krye të Qytetit të Shkupit, në vend se të përqendrohet në prezantimin e punëve që ka bërë gjatë katër viteve, lejoi që ta instrumentalizojnë dhe të shndërrohet në ekzekutore të agjendave të dyshimta politike, të cilat jo rastësisht e kanë zgjedhur pikërisht Çairin dhe banorët e tij për të bërë betejat e tyre finale politike.
“Qytetarët kanë pritur që z.Arsovska të ishte zëri i moderimit, ura lidhëse dhe promotore e dialogut mes palëve të polarizuara. Si kryetare e pavarur e Qytetit, zëri i saj duhej të ishte servis i qytetarit në nevojë, jo i partive politike, i procesit të legalizimit si domosdoshmëri elementare, jo si lluks. Për fat të keq, z. Arsovska lejoi që autoriteti i saj të përdhoset duke u shndërruar në paramilitare që vepron kundër ligjit dhe jashta autorizimeve që i takojnë me ligj.
Pyesim publikisht z. Arsovska: agjendën e kujt jeni duke e zbatuar? Kë po përpiqeni ta shpëtoni nga drejtësia duke prodhuar kriza aty ku nuk ka të tilla?
Ia bëjmë me dije z. Arsovska se Çairi kujtohet. Çairi dhe çairasit mbajnë mend edhe kohërat kur politika zyrtare e kishte kthyer Çairin në një geto, ndërsa çairasit në qytetarë të rendit të dytë. Imazhet që ka ofruar z. Arsovska si argëtim për masat, kanë rikthyer në kujtesën e Çairit ngjarjet e fund-viteve 80-të, kur shqiptarëve u rrënoheshin shtëpitë në Dizhon, ndërsa politikanët shqiptarë rrinin të fshehur nëpër “sarajet” e politikës.
Jeni të lexuar. Për këtë sulm ndaj Çairit porositësit do të marrin përgjigje shumë shpejtë”, thuhet në komunikatën e komunës së Cairit.
Data 17.07.2025
Aktuale
- Pesë të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të pronave publike
- Gjendet i pajetë në makinë 29-vjeçari në Astir, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Nuk dhanë llogari fiskale, DAP gjoba 294 bizneseve kryesisht restorante
- Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka
- Vendimi përfundimtar i Supremes: Qeveria e detyruar të pranojë vendimin mbi pajisjet fiskale
- Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Google ndërmerr hapin e madh: Bashkimi i ChromeOS dhe Android në një sistem të vetme
- Një mjek kapet duke marrë ryshfet në spitalin e Manastirit