Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, porositi se deklarata e tij se kontesti i emrit mund të zgjidhet brenda dy javëve është kuptuar keq, transmeton Almakos.
“Ai ishte gabim, ka edhe incizime. Unë kam thënë se kam besim se për disa javë mund që të gjendet zgjidhje dhe jo për dy javë. Kjo nënkupton se vlerësoj se në të ardhmen e afërt është e mundshme zgjidhja e kontestit të emrit”, deklaroi Han.
Han përsëriti se me rekomandim të Komisionit Evropian për nisjen e bisedimeve “ më me rëndësi është tani që të gjendet zgjidhje për emrin” që vendet anëtare ta miratojnë këtë rekomandim./Almakos/