Fatmir Limani nga Lëvizja Besa ka dalë me reagim para pak minutash, transmeton TV21.
Nuk përmend emra, por nga shkrimi i tij kuptohet se flet për person të gjinisë femërore, e cila sipas tij është duke “trokitur në derën e hasmit”.
Megjithatë, ky reagim i Limanit vjen pasi ish nënkryetarja e Besës, Besa Kadriu doli me qëndrim publik ku kritikoi Qeverinë dhe retorikën e kryeministrit Hristijan Mickoski.
Pas këtij qëndrimi të Kadriut, reaguan nga LB dhe njoftuan se ajo që nga qershori i vitit 2024 ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë.
Reagimi i plotë i Limanit dhe pa ndërhyrje:
“Shpëtimtarja
Borxhliun papasja e shpien të trokas në derën e hasmit, të cilin deri dje e luftonte me maja-heshtat e ngjyera me helmin e pështymës së djallit.
Kushdo që është çmimi i paguar me para të vjedhura, për të shpëtuar kupollën e organizatës kriminale të BDI-së, nga metastaza e krimit me pasoja fatale, do të rezultojë me dështim dhe turpërim kolektiv.
E palogjikshme veprimi i individit që s’di të notojë të kërkojë shpëtimin duke u varur në bishtin e varkës që përmbytet !!!
*Nuk i ndihmon dot njeriut që identifikohet me sojin përkatës”.
