Pas fjalimit të Gjorgje Ivanov i cili dërgoi kritika ndaj vendeve fqinje si Tirana dhe Prishtina, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke theksuar se Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë
“Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan Shpend Ahmeti.

