Ish kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka reaguar pas kallëzimit penal të ngritur ndaj tij dhe shtatë personave tjerë nga policia financiare për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton SHENJA.
Besheti, thotë se kjo qeveri gabon rëndë nëse mendon se mund ta hesht zërin e tij.
“Mos mendoni se me këto “operacione”, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike.
Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të më frikësojë.
Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as sot.
Kallëzimet e porositura nuk më ndikojnë. Përkundrazi, më japin edhe më shumë arsye të qëndroj në krah të qytetarëve dhe të luftoj për llogaridhënie, drejtësi dhe demokraci.
Unë nuk frikësohem. E vërteta nuk mbyllet me kallëzime politike”, ka shkruar Bexheti.
Data 14.03.2026
Aktuale
- SMS nga shteti – mesazh për përjashtim
- Real Madridi optimist për Haalandin, e dëshiron në verë
- VMRO-DPMNE: Prapa protestës së LSM-së për paga, po qëndrojnë njerëz të afërt me LSDM-në
- Zjarr në malin Jabllanicë – dy helikopterë të Armatës të angazhuar për shuarjen
- Arrestohet një 15-vjeçar nga Xhepçishti: Kërcënoi se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në një shkollë të mesme
- Arrestohet një shkupjan, gjatë bastisjes i gjendet kokainë e përgatitur për shitje
- Gjashtë persona arrestohen në Karposh të Shkupit, policia gjen drogë gjatë kontrollit aksion
- Aliu: Një vit pas Koçanit – Maqedonia nuk e harron përkushtimin e punonjësve shëndetësorë dhe dorën e shtrirë nga vendet mike


