Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Iljaz Leskovica ndaj një pjese të shkrimit “Reagim nga ish funksionarë dhe anëtarë të BDI -së-Shkup/ Myftinia e SHKUPIT të reagojë për “Imamin Shqiptar”:
“Reagim ndaj publikimit në Almakos.com
Lidhur me artikullin e publikuar në portalin Almakos.com, ku përmendet emri im në kontekst të disa reagimeve të ashpra në rrjetet sociale mbi një çështje të caktuar, ndjej nevojën të sqaroj opinionin publik se:
Nuk kam dhënë asnjë deklaratë publike dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë reagim të tillë, siç pretendohet në shkrimin në fjalë. Përfshirja e emrit tim në këtë kontekst është e pasaktë dhe e pabazuar.
Për këtë arsye, kërkoj nga redaksia e Almakos që të bëjë korrigjimin përkatës dhe të sqarojë publikisht se informacioni i publikuar nuk përputhet me të vërtetën.
Besoj në rëndësinë e informimit të saktë dhe të paanshëm, si dhe në respektimin e etikës profesionale të gazetarisë, prandaj ftoj mediat që të jenë të kujdesshme në përmendjen e individëve, sidomos kur nuk kanë dhënë asnjë deklaratë apo qëndrim publik.”
*Sqarim: Shkrimi i publikuar në Almakos – në tërësi është marrë i cituar nga Telegrami, edhe pse i tillë pjesa e kërkuar nga Leskovica në Almakos është hequr.