Seancë e re u mbajt sot për procesin gjyqësor për rastin “Lagja e Trimave”, ku mbrojtja dha fjalën përfundimtare.
Avokati Naser Raufi në fjalën e tij përfundimtare tha se gjithë rasti është konstrukt i funksionarëve të lartë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Byronë për Siguri Publike (BSP) si dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se për t’u dëshmuar pafajësia e të akuzuarve, duhen përgjimet telefonike të PSP-së, të cilat sipas tij janë thelbësore në zbardhjen e të vërtetës.
Gjykimi për “Lagjen e Trimave” filloi në shkurt vitin e kaluar. Në këtë rast akuzohen 37 persona për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grupe terroriste