
Prokuroria Speciale Publike sot ka njoftuar se ka hapur lëndën “Tarifa”.
Në rastin “Tarifa”, siç qëndron në komunikatën e kësaj prokurorie, janë përfshirë shtatë persona nën dyshimin se kanë bërë veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 alineja 5 nga Ligji për Kodin Penal, transmeton “SHENJA”.
Ja dhe komunikata e PSP-së në lidhje me rastin “Tarifa”
Në rastin konkret, ekziston dyshimi se është bërë keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga persona zyrtar dhe përgjegjës në procedurën për furnizim publik me softuer-ERP Sistem për nevojat e SHA “ELEM”, gjatë të cilës, personat e dyshuar me mos kryerjen e obligimit i kanë mundësuar personit fizik- konzorcium, i cili më vonë ka fituar tenderin, që të kualifikohet në fazën e dytë për të negociuar gjatë ankandit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë. Vlera e Marrëveshjes është 4.09.420 euro. Njëkohësisht, ekziston dyshimi se një pjesë e personave të dyshuar pa bazë kanë miratuar të paguhen mjete në të holla në emër të licencave për mirëmbajtje të softuerit, kjo, në kundërshtim me kushtet e posaçme nga Marrëveshja për furnizim publik, ku është e parashikuar se pagesa në emër të licencave për mirëmbajtjen e softuerit do të bëhet në periudhë e garancionit dhe postgarancionit, periudhë e cila asnjëherë nuk ka filluar të rrjedhë, ngase sistemi nuk është implementuar, me çka është shkaktuar dëm prej 456.560 euro.
Poashtu ekziston dyshimi se një person juridik nga konzorciumi, edhe pse ka qenë subjekt i autorizuar për furnizim dhe implementim të modulit për menaxhim të dokumentacionit, megjithatë është bërë furnizimi i modulit të tillë nëpërmjet persona tjerë juridik me marrëveshje të posaçme, edhe pse ky modul është parashikuar në Ofertën e konzorciumit dhe për të nuk ka qenë e nevojshme furnizim i posaçëm.
Njëkohësisht ekziston dyshimi se pas furnizimit të modulit për menaxhim të dokumentacionit, një nga personat e dyshuar ka lëshuar certifikatë për pranim operativ të modulit, që është kusht për miratim të pagesës në bazë të implementimit të modulit, edhe pse ekzistojnë argumente të shkuara se moduli nuk është vënë në funksion. Në bazë të certifikatës së tillë, një pjesë e të dyshuarve kanë miratuar rroga në vlerë prej 16.800 euro.
Nga faktet, del edhe ajo që është më e rëndësishme, se një pjesë e madhe e sistemeve nuk janë implementuar, edhe pse për to janë paguar 3.700.000 euro, ndërsa në përputhshmëri me Marrëveshjen për furnizim publik, sistemi është dashur të implementohet deri 11.02.2013.
E.M /SHENJA/