Ka filluar seanca e parë për rastin “Shuplakat”. Në Gjykatë kanë arritur të akuzuarit, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski deputetja, Daniella Rangellova, por dhe pala mbrojtëse, gjegjësisht Andrej Zhernovsi. Këtë lëndë të Prokurorisë Speciale, e përfaqëson prokurorja Fatime Fetai, njofton Portalb.mk.
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot duhet të mbahet seancë për dhunën përpara Komunën Qendër në vitin 2013, sipas akuzës së dorëzuar të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Të akuzuar për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.
Gjykimi duhej të fillojë më 3 maj të këtij viti. Atëherë u paraqiten mbi 20 persona të dëmtuar dhe dëshmitarë për thyerjen e Komunës në vitin 2013, ndërkaq në mesin e tyre u paraqit edhe kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Atëherë, në seancën e parë, për shkak të mungesës së pesë personave të akuzuar, gjykatësja, Tatjana Mihajllova, e ka anuluar debatin për lëndën.