
Gjykimit i sotëm për rastin “Mitmarrja” ku akuzohet lideri i opozitës Zoran Zaev, ka shkuar me kërkesa për ndërrimin e prokurorëve publik për shkak të dyshimeve për njëanshmëri dhe persekuptim politik, nga një siç thotë mbrojtja, grup i organizuar i cili po keqpërdor institucionin prokurori. Fillimisht problemi u paraqit me prokurorin Vlladimir Milloshevski për të cilin mbrojtja dorëzoi vendim për skadimin e mandatit. Ata pyetën se si mundet gjykata të lejojë një prokuror me mandat të skaduar të udhëheq një lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe vënë në pikëpyetje edhe paanshmërinë e tij, pasi dyshojnë se ai ka lëshuar në publik video të marra me masa të veçanta të hetimit ku shihet Zaev me një biznesmen teksa bien dakord për shitjen e një parcele në Strumicë.
Pas kërkesës për largimin e këtij prokurori, gjykatësja Dijana Gruevska dha pauzë dhjetë minutëshe e cila u shndërrua në pauzë afro 1 orëshe, dhe papritur Vlladimir Milloevskit i erdhi në ndihmë shefi i sektorit për krim të organizuar Zllatko Bikovski. Bikovski tha se po e merr përsipër lëndën, por kjo shkaktoi reagim edhe më të ashpër tek Zaevi i cili tha se ardhja e Bikovskit është vetëm një dëshmi më shumë se ekziston një rrjet i organizuar i cili ka planifikuar persekutimin e tij politik, pasi ky prokuror është i njëjti i cili pati nisur procedurë kundër Zaevit në rastin “Puç”.
“Sot ishim dëshmitarë të një katarze dhe kulmi të turpit në gjyqësorin e Maqedonisë. Zllatko Bikovski i cili udhëhiqte rastin “Puç” erdhi që ta zëvendësojë Vlladimir Milloshevskin. Për Vlladimir Milloshevskin konstatuam se nuk ka kompetencë të udhëheq këtë lëndë. Por Zllatko Bikovski është ai i i cili në seancën e kaluar ka dhënë konstatimin se Milloshovski ka kompetencë për këtë lëndë. Kjo është absurditet dhe kontradiktë e cila e shpërfaq gjendjen në gjyqësorin e Maqedonisë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zoran Zaev akuzohet se nga pozita e kryetarit të Strumicës ka kërkuar ryshfet mbi 163 mijë eurosh nga një biznesmen i cili ka qenë i interesuar të blejë tokë në këtë komunë. Seanca e ardhshme për gjykim të rastit Mitmarrja është caktuar më 23 shkurt
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Rasti “Mitmarrja”, Zaev kërkon ndërrimin e dy… by tvshenjaofficial

