Procesi gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin “Mirmarrja” u anulua. Avokatët e liderit të LSDM-së Zoran Zaev kërkuan largimin e prokurorit Vlladimir Milloshevski nga kjo lëndë. Megjithatë Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion e refuzoi kërkesën e Mbrojtjes pasi nuk ka parë asgjë kontestuese që Milloshovski të jetë bartësi i procesit. Avokati i Zaevit Jakim Naumov, tha se prokurori publik Milloshevski është një prej personave që kanë lëshuar në internet videot e liderit të LSDM-së të filmuara me masa të veçanta të hetimit dhe prandaj nuk është person i besueshëm i cili do të mund të udhëheq lëndën në mënyrë të paanshme.
Ndërkaq, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev beson se drejtësia do të vijë shumë shpejt, jo vetëm për këtë rast, por edhe për raste të tjera.
“Rasti sipas nesh është politikisht i montuar dhe sot jemi këtu për ta dëshmuar këtë. Jam këtu për të kërkuar drejtësi dhe besoj se drejtësia do të vijë, si për mua ashtu edhe për gjithë ata që kërkojnë drejtësi. Sot kërkuam që të hiqet prokurori,..por për fat të keq prokurori publik e refuzoi këtë. Pas dy orë pritje të vendimit, prokurori publik i cili refuzoi këtë është pikërisht prokurori publik nga rasti “Puçi”. …..Besoj dhe i inkurajojë qytetarët se drejtësia nuk do të mund të pengohet nga askush. Po vjen dhe do të ketë drejtësi në Maqedoni”, deklaroi Zaev.
Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Mitmarrja” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1. Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet. Seanca e sotme gjyqësore u anulua me kërkesë të Zaevit i cili kishte obligime të pa anulueshme. Seanca e radhës është caktuar më 23 janar.
Enis Murtezi /SHENJA/