Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka reaguar në lidhje me çështjen e Kumanovës.
Ai shprehet se vendimet për këtë çështje janë të turpshme dhe të rrezikshme, shkrun Albeu.
Demirja bën thirrje që të gjithë sëbashku duhet te ngremë zërin kudo qe shkelen te drejtat dhe liria e Shqiptareve.
Reagimi i plotë:
“Të dashur miq,
Ndjej keqardhje te thelle si të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, FYROM dhe Kumanovë, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar në fillimin e muajit të Flamurit me 7 shekuj e gjysme burg.
Dënoj me forcë procesin farsë të gjykimit antishqiptar, te organizuar pa hetim ndërkombëtar dhe që nuk zbardh as të vërtetën dhe as autorët përgjegjës së tragjedisë dhe tradhetise së Kumanovës.
Autorët realë të tragjedisë së Kumanovës janë ish-kryeministri Gruevski, ish Ministrja Jankullovska dhe daja i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish kreu i Shërbimit të Kundezbulimit të Maqedonisë.
Heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje, ashtu si dhe në rastin e Ballist Morinës, është e turpshme dhe e rrezikshme. Te gjithe sëbashku duhet te ngreme zerin kudo qe shkelen te drejtat dhe liria e Shqiptareve. ”