Kryeministri Zoran Zaev, i pyetur sot në lidhje me atë se deri ku është hetimi ndërkombëtar për rastin e Kumanovës, tha se njëherë duhet të përfundoj i tërë procesi gjyqësor që të mund më pas, të kyçen edhe ekspertë ndërkombëtar, të cilët do të mund të komentojnë vendimin ose të japin sugjerime, raporton SHENJA.
“E dini se që kur kemi publikuar se Qeveria është e gatshme për ekspertizë ndërkombëtare, kemi vërtetuar se në pajtueshmëri me rregullativat ligjore se ajo nuk mund të bëhet në mes të një procesi gjyqësor. Duhet që të përfundoj faza përfundimtare dhe të hyjë në fuqi vendimi, që të mund më pas të kyçen përfaqësues ndërkombëtar, si komentues, si njerëz që do të jenë në vet procesin. Mendoj se detajet mund t’i tregoj ministria e drejtësisë, në varshmëri me procedurën, kur ka përfunduar një fazë e caktuar, ku nëpërmjet ekspertizës ndërkombëtare do të mund të komentohet ose të jepen qëndrime të caktuara”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, raporton SHENJA.
Data 22.02.2025
Aktuale
- Menagjeri i Gjestit flet hapur për “kulaqin” e rradhës
- VLEN: Me LSDM dhe Venko Filipçe shëndetësia ishte në kolaps!
- Gjendet një kufomë ku po ndërtohet mega parku ”Idnina” në Shtip
- Nga nesër rritje e temperaturave dhe kushte për reshje lokale të shiut
- Nga nesër rritje e temperaturave dhe kushte për reshje lokale të shiut
- Ministria e Administratës: BDI-ja shpërndan dezinformata për Mexhitin, Inspektorati s’mund t’ua marrë kompetencat ministrave
- (VIDEO) Mickoski: Maqedonia e Veriut është aleate e besueshme e SHBA-së
- Zelenksy s’është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në