Njëri nga aktivistët e iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin”, aktori Visar Vishka, duke u ndalur në protestën e para një viti ku ai dhe shumë aktvistë tjerë protestonin për vrasjen e një qeni nga një qytetarë i papaërgjegjëshëm dhe bashkangjitjen në atë protest të të ashtuquajturit revulucion “Laraman” dhe mos inkuadrimin e “laramanëve” në protestën e për Almirin e vogël, në të cilën kërkohet tanimë përgjegjësi pasi që drejtësia nuk e dha provimin. Ai thotë “Laramanët” për Almirin heshtën e për qenin protestuan.
“Për qenin Idriz…., u tmerrova, u shqetësova. Vrasja nga urrejtja, ndodhi vetëm një metër larg meje. Menjëherë inçizova një video, dhe e shpërndava gjithandej. I gjithë Ballkani e panë atë. U mblodhëm dhe protestuam. Për Almirin… video. Vrasje nga urrejtja. E gjithë bota e pa video-filmimin. Komiteti i Helsinkit heshtë. “Transparency”, poashtu heshtë. “Laramanët”, poashtu heshtin… Qeni Idriz, më i vlefshëm se Almiri. Ndarjen nuk po e bëjmë ne. Ju shërbeftë për shpirtin tuaj, kurse neve na ngeltë në mend”, shkruan aktori dhe aktivisti i Iniciativës Qytetare “Drejtësi për Almirin, Visar Vishka.

