Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Pala mbrojtëse në rastin “Alfa” ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për përsëritjen e procedurës gjyqësore dhe kërkon tu lejohet të dënuarve Rexhail Qerimi dhe Agim Islami të mund të mbrohen në liri. Bashkë me kërkesën pala mbrojtëse ka dorëzuar edhe analizën e video materialit të kryer në Qendrën për Forenzikë në Serbi.

– Advertisements –

“Pas publikimit të video materialit për rastin Alfa ne kemi kërkuar nga gjykata përsëritjen e procedurës dhe kemi propozuar që gjykata të jep urdhër për tu përgatitur një ekspertizë e video materialit, mirëpo fatkeqësisht deri më sot nuk kemi marr një përgjigje konkrete, se sa disponojnë me mjete teknike apo resurse njerëzore për një gjë të tillë, kështu që familjarët e dy të dënuarve Agim Islami dhe Rexhail Qerimi u detyruan që të kërkojnë ndihmë nga vendet e jashtme, konkretisht në Republikën e Serbisë, në Qendrën për hulumtime forenzike dhe tanimë e kemi analizën gati e cila është dorëzuar në shtojcë të propozimit për përsëritjen e procedurës. Presim që gjykata shumë shpejt të sjell një vendim të drejtë të lejoj përsëritjen e procedurës dhe të lejoj dy të gjykuarit që të mbrohen në liri dhe pastaj në një procedurë të drejtë dhe të paanshme do të dëshmojmë se të dy të dënuarit janë të pafajshëm.