13 April 2018 / 10:04
Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar tre seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. Bëhet fjalë për rastet “TNT”, “Transportuesi” dhe për lëndën “Tenderët”.
Rasti TNT ka të bëj me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fiat Canovski, ndërsa të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit Mile Janakievski dhe ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas aktakuzës me rrënimin e objektit Kosmos është shkaktuar dëm në vlerë prej 16 milion euro.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulet edhe ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska e cila është e akuzuara e parë në rastin “Tenderët” që ka të bëj me punët ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi në Shkup.


