Stefanija Carakovska, vajza e Goce Cakarovski i cili është këshilltar për shëndetësi i kryeministrit Zoran Zaev, para një jave është punësuar si sekretaresh-këshilltare e zëvendës drejtorit të Agjencisë për barna, Robert Bekirovski, merr vesh Nova.
Informacionin e vërtetoi edhe udhëheqësia e Agjencisë për barna. Cakarovska në këtë vend pune është e punësuar me kontratë në vepër, duke e pasur parasysh atë se të gjitha konkurset janë stopuar për shkak të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Almakos.
Nga Agjencia thuan se për një vend të këtillë pune as që ka pasur nevojë, punësimi i saj është kërkuar “ prej lart “.
Robert Bekirovski i cili tanimë është shefi i saj, ndërsa paraprakisht e kryente funksionin drejtor i Agjencisë së barnave, është shkarkuar në mënyrë partiake, ndërsa vendi i takoi Alternativës. Bekirovski i cili është kuadër i LSDM-së, para një muaji nisi që ta kryej funksionin e zëvendës drejtorit./Almakos/