Një rast tjetër i helmimit të një fëmije në Kumanovë është regjistruar nga policia e Kumanovës. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar, rastin në polici e kanë raportuar nga spitali i Kumanovës.
– Dje, në orën 22:42, në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm Kumanovë është raportuar se tek ata ishte sjellë një fëmijë katërvjeçar i helmuar nga Kumanova, njoftoi SPB Kumanovë.
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.
– Fëmija u pranuar dje në pediatri, pas ekzaminimit nga mjeku i rojes, është stabilizuar dhe dërguar në klinikë në Shkup. Aktualisht gjendet në gjendje stabile. Fëmija është helmuar nga konsumimi i një lëngu të panjohur, më së shumti detergjent. Pas detoksifikimit në Klinikë, ai do të lirohet për në shtëpi, deklaroi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë, Sasho Stoshevski.
Në korrik të këtij viti pati dy raste të fëmijëve të helmuar me medikamente, së pari një foshnjë njëvjeçare nga fshati Otllë i Lipkovës, dhe disa ditë më vonë një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova.