Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili konsiderohet njeri mjaft i afërt me kryeministrin Zoran Zaev, në një intervistë për Kapital ka folur për keqpërdorimet që ka bërë qeveria paraprake, e udhëhequr nga VMRO dhe BDI. Sipas Rashkovskit, këto keqpërdorime kanë vlerën prej disa miliarda eurove.
“Pjesa më e madhe e keqpërdorimeve janë në fazën e hetimeve, por edhe pse nuk mund të ju them shifër të saktë, po vërtetohet se janë keqpërdorur para të popullit në vlerë prej disa miliarda eurove”, ka thënë Rashkovski, transmeton Gazeta Lajm.
Ai ka përmendur edhe disa raste konkrete të keqpërdorimeve.
“Opinioni veçmë ka dëgjuar për një pjesë të punës joligjore të pushtetit të kaluar. Zbuluam harxhime të larta jashtë reales për bileta aeroplani, kompensime të paguara për punë jashtë orarit çdo muaj, mbi 80 këshilltarë të ish kryeministrit që nuk kanë kryer kurrfarë detyrash, kurse kanë marrë kompensim prej disa mijëra eurove. Hetimet për personat që kanë marrë rroga nga shteti, por nuk kanë ardhur në punë, konstatojnë se bëhet fjalë për aktivistë të tyre partiakë. Këta persona që nuk kanë ardhur në punë ose që nuk kualifikime adekuate, do të përjashtohen. Të gjithë do të japin përgjegjësi disiplinore. Hetimet që janë duke u zhvilluar duhen të tregojnë se çka ka ndodhur me ata 600 perosna që kanë qenë të punësuar këtu, respektivisht në cilin institucion janë sistemuar edhe pse informacionet e para tregojnë se janë punësuar në organet komunale. Bëhet fjalë për vepër penale dhe në këtë rast do të ketë epilog juridik, ka thënë Rashkovski.