Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasdite arritën alarme për gjoja bomba të vendosura në shkolla, konfirmuan nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës, prej ku tregojnë se nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
“Njoftimi për bombë është dërguar nëpërmjet postës elektronike, pak pas orës 17:00. Nga shkollat menjëherë kanë thirrur policinë, e cila ka mbërritur shumë shpejt, ndërsa nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt. Mbetet që shërbimet përkatëse ta verifikojnë gjendjen”, deklaroi drejtori i Sektorit për Arsim, Aleksandar Jovanoviq.


