Maqedonia është vlerësuar maksimalisht për reformat në energjetikë, të cilat i zbaton Ministria e Ekonomisë. Raporti për qëndrueshmëri i Bashkësisë Energjetike Evropiane, dedikuar vendeve të Ballkanit Perëndimorë, e ka kualifikuar Republikën e Maqedonisë në vendin e parë në rajon për sa i përket progresit në përmbushjen e reformave në sferën e energjetikës.
Siç thonë, Maqedonia ka notat më pozitive në listën ku bëjnë pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë: Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, i morri në sferën e Efikasitetit Energjetik, burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike, mbrojtjes së ambientit jetësor, transparencës dhe kushteve për investime në fushën e energjetikës.
“Maqedonia falë reformave në sferën e energjisë, këtë vit radhitet e para, ndërsa në raportin për zhvillim të qëndrueshëm të Komunitetit Energjetik Evropian për muajin Qershor të vitit 2017-të, u radhit në vendet me ngecje të konsiderueshme sa i përket reformave për qëndrueshmëri në fushën e energjetikës”, theksojnë nga Ministria dikasteriale.
Përkujtojnë se nga fundi i muajit të kaluar, miratoi Ligjin e ri për Energjetikë, të përpiluar nga Ministria e Ekonomisë, dhe miratimi i këtij ligji kryesisht ka ndikim ekonomik, sepse shënon fundin e monopolit dhe dhënien e së drejtës së zgjedhjes konsumatorëve, që do të thotë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe familjet do të kenë të drejtë të zgjedhin furnizuesin e energjisë elektrike dhe gazit natyror.
“Përveç kësaj, zgjidhja e propozuar do të rrisë konkurrencën në dhënien e feed in premive në procedurë transparente e cila do të përfshijë ankand, i cili do të kontribuojë për të nxitur investimet në sektorin e energjisë përmes kornizave të qëndrueshme ligjore”, theksojnë nga Ministria e Ekonomisë. /koha.mk/