Samiti i dytë qeveritar Maqedoni e Veriut – Hungari mbahet sot dhe nesër në Budapest. Qeveria njoftoi për një takim kokë më kokë midis Kryeministrave Mickoski dhe Orban, kurse mbahen edhe takime dypalëshe midis ministrive.
Ky është takimi I dytë I përbashkët I dy vendeve brenda 6 muajve jo të plota. Takimi I parë u mbajt vitin e kaluar më 27 shtator në Ohër.
Pas këtij takimi ndërqeveritar në Ohër, Kryeministri hungarez Viktor Orban bëri publike qëllimin e tij, ku Hungaria si vend kryesues me BE-në të ndërmjetësojë në kontestin Shkup – Sofje. Ideja ishte hedhur poshtë nga autoritetet e atëhershme të Bullgarisë.
Ajo që la gjurmë në raportet Shkup – Budapest, ishte kredia që Maqedonia e mori nga Hungaria prej 500 milion eurove.
Takimi I ri Mickoski – Orban ndodh në kohën kur ka dallime në qëndrimet e aleatëve perëndimor SHBA-së dhe BE-së, rreth qasjes dhe përfundimit të agresionit rus në Ukrainë.