Procesi i skriningut po ec sipas planit por vendi akoma nuk ka pranuar asnjë raport nga KE-ja për klasterët ku kanë përfunduar të dy fazat e skriningut, edhe pse sipas njoftimeve të mëhershme nga Sekretariati për Eurointegrime, për klasterin 1 dhe 2 raport duhej të kishim marrë në fund të muajit prill. Për TMV2, nga ky dikaster thonë se raportet do t’i pranojmë brenda një muaji, si ne ashtu edhe Shqipëria. Megjithatë, kohën e shqyrtimit të raporteve përfundimsiht e cakton BE-ja, thonë ata.
Raportet do të jenë shumë të detajuara ndërkaq do të ndihmojnë në përpilimin e udhërrëfyesve për të vazhduar me reformat, njoftojnë nga Sekretariati për eurointegrime.
“Insistojmë që raportet t’i pranojmë në afat sa më të shpejtë sepse do të na ndihmojnë në përpilimin e udhërrëfyesve. Sipas institucioneve të BE-së, raportet janë në fazën e përpunimim edhe për ne edhe për Shqipërinë. Ato do të publikohen bashkërisht për klasterët 1 dhe 2 dhe do të dorëzohen së bashku. Raportet do të jenë voluminoze, me shumë detaje dhe me qasje më thelbësore nga ato që i kemi marrë në raportet për progresin. Mariçiq pret të jenë të gatshme në periudhën e ardhshme jo më gjatë se një muaj.”, thonë nga Sekretariati për Eurointegrime.
Qytetarët e anketuar janë në rrjedhja me procesit e skriningut dhe e shohin si çështje teknike që do të realizohe pa pengesa.
“Mendoj se kalojnë. Po kalojnë.”, tha një qytetar.
“Po jam optimist, pse jo… Shpresojmë të kalojnë, shohim por s’kemi opcion tjetër. Shpresojmë për jetë më të mirë.”, u shpreh një qytetare.
Të anketuarit e tjerë me bindje thonë se viza për të filluar bisedimet me BE-në është në duart e kuvendit, rrrjedhimisht tek ndryshimet kushtetuese, e që nuk besojnë se do të jetë punë e lehtë. Këmbëngulin që në tavolinën për ndryshimet kushtetuese, kësaj rradhe të shtrohet edhe çështja e 20% për shqiptarët.
“S’ka! Secili shikon për veti… Duhet me të vijë gjenerat a e re që të bëhet diçka… Shqitarët nuk duhet të lejojnë atë, të dalin bullgarët para nesh në kushtetutë. Nëse e lejojnë këta të tonët që i kemi në qeveri, atëherë është gabim katastrofal.”, u shpreh një qytetar.
“Çka do që të bëhet mirë uroj të shkoj në të mirë të shqiptarëve dhe gjithë popullit të Maqedonisë.”, tha një qytetar.
“Nuk jam optimist sepse nuk ka marrëveshje, bisedime, gjithçka shkon me inat dhe me forcë. Formojmë komision por nuk kanë takime me parti të tjera, ky është dështim i pastër… Aktrojnë si komision, demokratë faktikisht s’ka gjë.”, u shpreh një qytetar.
Skriningu vijon në javën e parë të qershorit dhe duhet të përfundohet me klasterin 3, që përfshin kapitujt për arsim, ndërmarrjen dhe politikën industriale si dhe për unionin doganor.