Rami Mislimi
Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të shkruhet dhe mbështetur.
Faleminderit kryetar Bilall Kasami dhe faleminderit kryeministër Hristijan Mickoski.
Bilall Kasami, pavarësisht gabimeve gjatë qverisjes në komunë, po ndërton rrugë e shkolla.
Kjo duhet vlerësuar dhe falënderuar publikisht.
Një falënderim i veçantë i takon edhe kryeministrit Mickoski, i cili ka ndarë mbi 13 milionë euro për Tetovën për ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe kanalizimeve.
Ky është një fakt i gjallë. Pa vullnetin dhe mbështetjen e kryeministrit, sot asnjë nga rrugët që po realizohen nga Bilall Kasami nuk do të ishte asfaltuar.
Edhe pse Kasami ka kopjuar stilin e Edi Ramës duke promovuar rrugën me valle, kjo mbetet një nga momentet më të bukura pas hapjes së rrugës VS Bato – Poroj.
Edhe një herë, faleminderit kryetar Kasami dhe kryeministër Mickoski për investimet kapitale në Tetovë.


