Një numër i madh të burgosurve shqiptarë janë duke agjëruar muajin e bekuar të Ramazanit.
Shumë humanistë dhe njerëz të mirë janë duke u kujdesur që të dërgojnë syfiret dhe iftaret për të bur.gosurit në bur.gjet e Maqedonisë së Veriut të cilët ndonëse në kushte të rënda e mbajnë besimin e tyre.
Edhe Grupi i Kumanovës të gjithë së bashku kanë pritur syfire dhe iftare. Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva thotë dashamirë të shumtë janë kujdesur që tryezat e tyre të jetë plotë në këtë muaj të bekuar.
“Të nderuar e të respektuar , ju përshendet grupi, mezi i kompletuam tavolinat sepse kishim munges…ju faleminderit dashamirve që na e sollën këtë iftar!”, është shprehur ai. (INA)


