Ramadan Ramadani, analist pranë Institutit për Mendim të Lirë “Nisma” në Shkup, përshëndet përmendjen e padisë së BDI-së kundër gazetës Lajm në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, në pjesën kushtuar presionit ndaj mediumeve në Maqedoni. Ramadani thotë se edhe pse BDI është partner junosh (i vogël) në qeveri, megjithatë u bën sherr të madh mediumeve.
“Ky evidentim tregon se për State Department nuk ka ndonjë ndarje mes të vegjëlve dhe të mëdhenjve, kur bëhet fjalë për çështjet esenciale të demokracisë si liria e shtypit dhe mendimit. Ashtu BDI edhe pse cilësohet si partneri junosh në qeverinë e Gruevskit, gjëma dhe sherri i madh që bën me këtë presion është evidentuar. Pas kësaj për opinionin e këtushëm do jetë interesante të vëzhgohet ecuria e kësaj padie, pasi nëse ajo mbetet e patërhequr ka gjasa që mu kjo të jetë njëra prej njollave shpaluese të krejt bashkëveprimit kualitativ të BDI-së me VMRO-DPMNE në gjatë këtyre viteve.