Aleanca e Arben Taravarit sonte ka mbajtur mbledhje të strukturave, ku sekretari i partisë, Blerant Ramadani, deklaroi se mbledhja është mbajtur për të analizuar procesin zgjedhor dhe për të mobilizuar strukturat për rrethinë e dytë të zgjedhjeve.
Ramadani tha se rezultati i zgjedhjeve e arriti qëllimin e krijimit të kësaj Aleance.
“Ajo është që të fitojë pjesën dërmuese të votës së popullit dhe në veçanti, atë shqiptare. Kjo në veçanti nëse logarisim numrin totale të votave për Këshill e konvertoni në listë për deputetë dallimi ndërmjet AKI-së dhe VLEN-it te blloqet shqiptare është 20 me 15”, deklaroi Ramadani.
Ramadani është shprehur optimist se AKI-ja do të fitojë qytetet ku do të ketë votime.
“Unë jam i bindur se në raundin e dytë, pasi që asgjë nuk ka përfunduar, ne jemi në garë për qytetet. Do të thotë këtu e kemi qytetin e Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Strugës dhe ne synojmë që të gjitha qytetet si Aleancës Kombëtare për Integrim t’i fitojmë. Ajo do të jetë beteja që do ta përcaktojë fituesin në raundin e dytë”, tha Ramadani.
Data 22.10.2025
Aktuale
- E rëndë në Kanada! E reja shqiptare vritet nga burri, autori humbi jetën gjatë përplasjes me policinë
- Bajrush Mjaku, artisti që i dha shpirt skenës
- Mexhiti: Sot ndjej më shumë se kurrë se Çairi ka një ekip që nuk dorëzohet, që punon dhe që fiton bashkë
- Ramadani: Rezultati ndërmjet AKI-së dhe VLEN-it është 20 me 15
- Lloga: E sfidoj VLEN-in, ejani të dalim në zgjedhje
- Abazi: Pres mbështetje të plotë nga votuesit e VLEN-it në Studeniçan që ta bëjmë ndryshimin
- Ejup Abazi: Jam i kënaqur nga rezultati, tani është koha për ndryshim në Studeniçan
- Aeroporti i Vlorës, Bardhi publikon dokumentet shtetërore: Belinda Balluku është emri dhe firma e çdo afere korruptive të qeverisë