Alenca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka thirrur sonte takim me anëtarët e kryesisë, për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe organizimin për zgjedhjet e tetorit, informon Telegrafi Maqedoni.
Blerant Ramadan inga ASH tha se janë në bisedime me partitë opozitare për bashkëpunim në këto zgjedhje, sepse siç e tha ai, ky bashkëpunim do të jetë mbipartiak.
“Ne jemi opozitë dhe si të tillë po bisedojmë dhe me partitë e tjera opozitare për të vendosur se si do të dalim në zgjedhje. Negociatat vazhdojnë, bisedojmë vazhdojnë sepse besoj që ky bashkëpunim do të jetë mbipartiak, për rikthimin e dinjitetit të shqitarëve”, tha Ramadani.
I pyetur se nëse ASH do të jetë pjesë e Frontit Kombëtar, Ramadani tha se po punohet që të fitohen të gjitha komunat shqiptare.
“Po diskutojmë për të bashkëpunuar dhe për të fituar të gjitha komunat shqiptare në vend”, shtoi Ramadani.
Kujtojmë se bisedimet për bashkëpunimin e partivë opozitare në vend janë intensifikuar së fundmi, pasi nga po këto parti theksohet se qeveria aktuale nuk po respekton të drejtat shqiptare, veprim ky që sipas tyre ka do të sjellë dhe bashkëpunimin e opozitës në zgjedhjet lokale të tetorit. /Telegrafi/