Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga kantieri i zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, duke informuar se puna në terren po përparon me ritme të larta.
Sipas tij, aktualisht është përfunduar 50 për qind e volumit fizik të punimeve.
“Mirëmëngjes nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50 për qind.
Ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.