Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Singapor, ndërsa ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Lee Hsien Loong.
Gjatë takimit mes Ramës dhe kryeministrit të Singaporit është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Rama përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shkruan gjithashtu se e ka falenderuar homologun e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe falenderimin për njohjen e Kosovës” shkruan kryeministri Rama.
Në Singapor Rama do të zhvillojë edhe disa takime të tjera me krerët e shtetit.