“Temperatura politike” në Ballkan ka shënuar rritje në mënyrë të rëndësishme, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për gazetaën zvicerane, Tages-Anzeiger, në intervistën që është botuar dje, duke i cituar tensionet në Maqedoni lidhur me minoritetin shqiptar.
Zoti Rama, njëherësh lider i Partisë Socialiste, roli i të cilit për ndihmën e organizimit të shqiptarëve në Maqedoni është kritikuar nga disa si përzierje e jashtme jopërkatëse, tha se gjërat mund të përkeqësohen.
“Ne vetëm kemi kërkuar që qeveria në Shkup t’i respektojë të drejtat e minoritetit shqiptar”, tha Rama, i cili i ka akuzuar auztoritetet në Maqedoni se e kanë bllokuar shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në nivel shtetëror, megjithqë shqiptarët etnikë e përbëjnë një të katërtën e popullatës 2 milionëshe në Maqedoni, transmeton agjencia Reuters.