Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kanë bërë reformë të madhe në sistemin e arsimit në kryeqytet.
Rama ka shkruar se kur kanë nisur digjitalizimin dhe transformimin e shkollave, e ka ditur që do të sjellin një ndryshim të madh.
“Kur e kemi nisur procesin për digjitalizimin dhe transformimin e shkollave, kemi ditur që do të sjellim një ndryshim të madh. Sot, kjo po ndodh! Jehona Lushaku e nisi projektin gjigand të mësimit tërë ditor, ndërsa ne po synojmë dyfishin e shkollave në raundin e dytë – shtatori i ardhshëm është vetëm fillimi”, ka shkruar ai.
Rama shtoi tutje se “Renovimet veç kanë nisur, dhe bashkë po e ndërtojmë një kryeqytet që kujdeset për të ardhmen e fëmijëve të tij”.
“Faleminderit për besimin – transformimin po e jetojmë bashkë”./Telegrafi/