Pandeli Majko nuk do të jetë më drejtuesi politik i PS për Kukësin.
Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli raporton se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka njoftuar largimin e Majkos nga Kukësi dhe rikthimin e tij në Tiranë. Megjithatë nuk është caktuar ende zona elektorale që do të mbulojë në kryeqytet.
Në Kukës, detyra e drejtuesit politik të PS i është besuar Eduard Shalsit.
Këto ndryshime brenda radhëve të socialistëve bëhen në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Në mbledhjen e Kryesisë së PS morën pjesë online edhe kryebashkiakët socialistë.
/tvklan.al