Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë mëngjes një thirrje publike përmes një postimi në Facebook, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në nismën “Male të Pastra”, një aksion pastrimi që do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore të vendit.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura… si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkroi Rama në rrjetin social.
Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e zonave të mbrojtura, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri.